Tuesday, May 29, 2012

AMP WinOff – programon fikjen e kompjuterit



I disponueshem ne te dy versionet, me instalim dhe pa instalim (portativ), WinOff mundeson fikjen e kompjuterit me nje sere rregullash te percaktuara nga ne (ne menyre te ngjashme me te shkelqyerin Shutter ). Interfaqja grafike e WinOff eshte shume e bukur dhe me

ngjyra (biles me bukur se ajo e Shutter), dhe eshte gjithashtu shume e qarte. Eshte e mundur si ne te gjithe programet e kesaj kategorie, te zgjedhin nga nje shumellojshmeri opsionesh per te fikur kompjuterin; ne nje kohe te caktuar, ne mes te nje periudhe te caktuar kohe, ose kur CPU bie nen nje nivel te caktuar per nje periudhe te dhene.  

Jane shtuar kohet e fundit menyra te tjera te fikjes, per shembull kur nuk ka aktivitet perdorimi per nje periudhe kohe te caktuar, ose nese nuk ka asnje aktivitet te internetit (per shembull kur keni perfunduar shkarkimin e diçkaje).

Edhe pse eshte vetem ne anglisht (ose spanjisht), te pershtasim WinOff eshte shume e thjeshte, ndoshta me i thjeshti ne kete kategori, ne saje te menjehershmerise se nderfaqes.
Download here-->>  kliko ketu

Dimio Shutdown – fik kompjuterin mbas nje kohe te programuar


Program krejtesisht portabel, i afte per te fikur PC ne shume menyra. Eshte ne fakt e mundur te programojme fikjen mbas nje numerimi te caktuar, ose pas nje ore (ose ne nje date) te caktuar, ose te nise nje program ne perfundim te numerimit te caktuar (countdown), ose te fike kompjuterin


kur procesi shkon me poshte ose me lart nje perdorimi te caktuar te CPU, dhe shume menyra te tjera. Te gjitha keto ne nje nderfaqe, mjaft te kuptueshme.
Edhe pse nuk eshte perditesuar nga disa kohe, eshte ende plotesisht funksional.


Shenim: Disa antivirus / antimalware mund tu japin nje njoftim te rreme per kete program.

Download here-->>  
kliko ketu

WakeUp on Standby - program per ndezjen e programuar te kompjuterit


Eshte nje program per ndezjen automatikisht te kompjuterit (nga gjendja e gatishmerise) ne nje kohe te caktuar. Per te funksionuar, kerkon mbeshtetjen e ACPI (qe verifikohet nga BIOS), te cilin gati te gjithe kumpjuterat e rinj kane. Pasi te ndeze kompjuterin nga gatishmeria,


WoS (WakeUp on Standby), eshte ne gjendje te kryeje automatikisht operacione te tilla si; nisjen e nje programi (ose hapjen e nje faqeje interneti, dhe gjera te tjera), dhe te riktheje kompjuterin serish ne gjendjen e gatishmerise (por edhe te kryeje hyrje/dalje ose ta fike ate).


Nderfaqja grafike eshte mjaft e thjeshte, edhe pse nuk ka aq shume per te konfiguruar (dhe nuk ka menu shtese).


Nuk kerkon instalim.
Download here-->>  
kliko ketu

Scribus (DTP) – program per te ristrukturuar rivista, gazeta etj


Eshte nje DTP open source i cilesise se larte. Per ate qe nuk e dinte DTP do te thote DeskTop Publishing, dhe programet DTP sherbejne per te numertuar faqe te teksteve (ne pergjithesi per gazeta ose revista me fotografi, kollona te ndryshme, dhe me nje aspekt te faqes komplekse).


Nuk sherben per te shkruar tekste, meqenese pikerisht per t’i inkuadruar ne nje strukture grafike, tamam siç ne nje reviste. Per te kuptuar ne nje çast potencialitetin Scribus, mjafton t’i hedhim ndonje sy ekranit te programit.


Ne rast se deshirojme te pergatisim revista shume komplekse (me dhjetera faqe, foto, dhe formatacione dhe seksione te ndryshme) mund te jete e nevojshme te kemi -ne ndryshim me nje word processor normal- te hardware te fundit (mbi te gjitha proçesor dhe skede video).


Per te bere qe te funksionoje Scribus, eshte e nevojshme qe nje version i GhostScript 8.60 (ose me i fundit) te jete i instaluar mbi sistem
Download here-->> 
kliko ketu

Notepad++ - editor teksti shume i perdorur


Eshte nje program open source shume i ngjashem me NoteTab Light, qe do te thote se zevendeson denjesisht Blocco Note te Windows, duke i shtuar funksione te ndryshme, mes te cilave Tab (ajo e mundesise per te patur me shume dritare ne te njejtin program, paksa si Firefox per t’u kuptuar), nje grafike


e mire dhe parapergatitja per programimin ne gjuhe te ndryshme. Ne krahasim me Notetab Light ka ndonje ndryshim: Notepad++ eshte open source, dhe s’ka nevoje qe te jete i instaluar.
Download here-->> 
kliko ketu

Duplicate Cleaner - gjen dhe fshin file dhe dokumente te dyfishte


Duplicate Clenaer ju lejon te gjeni dhe mundesisht eliminoni file te dyfishte, jo vetem ne mes te dokumenteve normale, por edhe midis gjurmeve audio (ne qofte se ju zgjidhni opsionin e duhur), ne kete rast, ju mund te kerkoni edhe permes tags (artisti, kenga, albumi). Per te gjetur


file te dyfishte, duhet te zgjidhni çdo dosje (ose drives, keshtu qe mund te perfshije çdo USB, dhe disqe te jashtem, etj.) ku ne  te cilat doni te gjeni file te dyfishte, dhe pastaj te klikoni START.


Ne fund, ju mund te kryeni perzgjedhjen e dosjeve per te kontrolluar (dhe pastaj ti fshini), permes nje numri kriteresh, duke perfshire aftesine per te lene dosjet qe mbani ne nje vend dhe te fshini ato diku tjeter, ose te zgjidhni file me te vjeter, etj. Gjithashtu mund te eksportoni edhe nje liste me file te dyfishte ne formatin .CSV.


Ne rastin tim nuk kam pasur nevoje per programe te tilla, por vazhdojne te jene te nevojshem dhe te kerkueshem vazhdimisht.


Skedaret e Windows jane te mbrojtur, keshtu nuk rrezikoni ti fshini ato aksidentalisht .


Duplicate Cleaner eshte edhe ne italisht.
Download here-->> 
kliko ketu

Magix Foto Deisgner - 2D graphics dhe foto redaktimi


Kerkon nje regjistrim (falas) pas nje jave perdorim. Magix Foto Deisgner eshte nje program i mire redaktimi, me nje numer te madh efektesh ne dispozicion (afersisht gjashtedhjete totale): jane te gjitha me te njohurat, te tilla si bilanci i ngjyrave, korrigjimi i games, shkelqimi dhe kontrasti,


por edhe shume te tjere si piktura kanavace, hije, shtremberimi, rrotullimi, prespektiva, futje teksti, etj. Ka edhe penela qe lejojne perpunimin manual (edhe keto te ndryshueshem ne madhesi dhe transparence) dhe te tjeret per heqjen e gervishtjeve dhe te njollave.


Eshte gjithashtu e mundur per te pikturuar ne shtresa (layer), ketu te quajtur 'Oggetti'. Ne pergjithesi rezulton mjaft intuitiv dhe i lehte per t'u perdorur.
Download here-->> 
kliko ketu